Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit.
11 Te Jehovai kam gjetur strehë,+
ndaj si mund të më thoni:
«Mbathja e fluturo si zog në mal!
2 Se ja, të ligjtë tendosin harkun
e në të shigjetën vendosin,
që njerëzve me zemër të sinqertë,
mes territ jetën t’ua sosin.
3 E kur shemben themelet e drejtësisë,
ç’mund të bëjë i drejti?!»
4 Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+
Jehovai e ka fronin në qiej.+
Sytë e tij shohin bijtë e njerëzve,
po, syve të tij të mprehtë asgjë s’u shpëton.+
5 Jehovai e vëren edhe të drejtin, edhe të ligun,+
dhe atë që do dhunën, ai e urren.+
6 Të zeza do të derdhë si rrebesh mbi të ligjtë;
zjarr, squfur+ dhe erë zhuritëse do të jetë shorti i tyre.
7 Se Jehovai është i drejtë+ dhe e do drejtësinë,+
ndaj të drejtët do të gëzojnë miratimin e tij.+