Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
65 O Perëndi, ti je i denjë të lëvdohesh në Sion,+
ndaj zotimet që kemi marrë para teje, do t’i mbajmë.+
2 O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijnë njerëz nga çdo cep i tokës.*+
5 O Perëndi i shpëtimit tonë,
për hir të drejtësisë sate, ti do të na përgjigjesh me vepra mbresëlënëse;+
ti vetë je burim sigurie për tërë skajet e tokës,+ për detet e largëta.
7 Detet e egërsuara ti* i qetëson+
e dallgët e tërbuara ti ua fashit;
po, trazirat e kombeve ti i shuan.+
8 Viset më të thella do të mbeten gojëhapur nga veprat* e tua;+
falë teje, britma të gëzuara do të lëshojnë nga agimi deri në perëndim.
O Perëndi, falë teje lumenjtë gufojnë,
e të korrat e bollshme s’i mungojnë njerëzisë,+
sepse ti vetë e ke pasuruar tokën.
10 Brazdat e saj ti i ngop me ujë, arat e lëruara* ia sheshon;
me shira të bollshme e zbut dhe frytin e saj e bekon.+
Mbarë vendi brohoret triumfues, po, mbarë vendi këndon!+