Jobi
13 Ja, syri im i ka parë të gjitha këto,
veshi im i ka dëgjuar dhe i ka kuptuar.
2 Ato që dini ju, i di edhe unë,
e nuk qëndroj më poshtë se ju.
3 Në të vërtetë, do të doja të flitja me të Plotfuqishmin;
Perëndisë do të më pëlqente t’ia paraqitja çështjen time.+
5 Ah, sikur të mos e hapnit fare gojën!
Kështu do të tregoheshit të mençur.+
6 Dëgjoni, ju lutem, argumentet e mia,
vërjani veshin mbrojtjes së buzëve të mia.
7 Mos do të thoni akuza të padrejta në emër të Perëndisë?
Do të nxirrni nga goja mashtrime në emër të tij?
8 A do të merrni anën e tij?
A do t’i dilni krah Perëndisë së vërtetë në gjyq?
9 Mos do t’ju dilte për mirë sikur t’ju hetonte?+
Do t’ia hidhnit atij, siç ia hidhni vdekatarit?
11 A nuk do të frikësoheshit prej lavdisë së tij?
A nuk do t’ju fuste ai tmerrin?
13 Pushoni e më lini të flas,
e pastaj të dalë ku të dalë!
Pse po e vë kokën në rrezik?*
17 Dëgjojini mirë fjalët e mia,
vërjani veshin asaj që do të them,
18 se jam përgatitur për çështjen time,
e di se kam të drejtë.
19 Kush do të debatojë me mua?
Po ta mbaja gojën mbyllur, me siguri do të vdisja!*
22 Më thirr, e unë do të të përgjigjem,
ose më lër të flas unë, e ti m’u përgjigj.
23 Çfarë gabimesh e mëkatesh kam bërë?
Ma trego fajin e mëkatin tim.
25 Mos do t’i futësh frikën një gjetheje që e ka marrë era?
Vallë do të ndjekësh pas një fije kashte?
26 Se ti vazhdon të mbash shënim akuza të rënda kundër meje
dhe më kërkon llogari për fajet e rinisë.