Libri i parë i Samuelit
12 Në fund Samueli i tha tërë Izraelit: «Kam bërë gjithçka që më kërkuat dhe ju caktova një mbret që t’ju mbretërojë.+ 2 Ja ku e keni mbretin që po ju prin!*+ Unë tashmë jam i plakur e i thinjur dhe djemtë e mi janë këtu me ju.+ Ju kam prirë që nga rinia ime e deri më sot.+ 3 Ja ku më keni, dëshmoni kundër meje përpara Jehovait dhe përpara të mirosurit* të tij:+ kujt ia kam marrë demin ose gomarin?+ Kë kam zhvatur dhe kë kam shtypur? Nga dora e kujt kam pranuar ryshfet* për të mbyllur një sy?+ Nëse kjo ka ndodhur, do t’jua kthej.»+ 4 Atëherë ata iu përgjigjën: «As nuk na ke zhvatur, as nuk na ke shtypur, as nuk ke pranuar gjë nga dora e dikujt.» 5 Kështu ai u tha: «Jehovai është dëshmitar kundër jush, dhe i mirosuri i tij është dëshmitar sot se nuk keni gjetur asgjë për të më akuzuar.»* Ata ia kthyen: «Po, ai është dëshmitar.»
6 Atëherë Samueli i tha popullit: «Jehovai, ai që caktoi Moisiun dhe Aronin për t’i nxjerrë paraardhësit tuaj nga vendi i Egjiptit,+ është dëshmitar. 7 Zini vend, pra, dhe unë do t’ju gjykoj përpara Jehovait në bazë të gjithë veprave të drejta që Jehovai ka bërë për ju e për paraardhësit tuaj.
8 Sapo Jakobi vajti në Egjipt+ dhe paraardhësit tuaj filluan t’i thërritnin Jehovait për ndihmë,+ Jehovai dërgoi Moisiun+ dhe Aronin që t’i nxirrnin nga Egjipti e t’i sillnin për të banuar në këtë vend.+ 9 Por ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti+ në duart e Siserës,+ kreut të ushtrisë së Hazorit, në duart e filistinëve+ dhe në duart e mbretit të Moabit,+ të cilët luftuan kundër tyre. 10 Ata i thirrën Jehovait për ndihmë+ dhe thanë: ‘Kemi mëkatuar,+ sepse kemi lënë Jehovain që t’u shërbejmë Baalëve+ e shëmbëlltyrave të Ashtorethit.+ Na çliro nga dora e armiqve tanë, dhe do të të shërbejmë.’ 11 Kështu Jehovai dërgoi Jerubaalin,+ Bedanin, Jefteun+ e Samuelin,+ dhe ju çliroi nga dora e armiqve përreth, që të jetonit të sigurt.+ 12 Kur patë se Nahashi,+ mbreti i amonitëve, erdhi kundër jush, ju vazhduat të më thoshit: ‘Jo, e kemi ndarë mendjen të kemi një mbret’,+ edhe pse Mbreti juaj është Jehovai, Perëndia juaj.+ 13 Tani, ja ku e keni mbretin që zgjodhët, atë që kërkuat. Shikoni, Jehovai ka caktuar mbi ju një mbret.+ 14 Nëse e nderoni thellësisht Jehovain,*+ i shërbeni,+ i bindeni zërit të tij+ e nuk rebeloheni kundër urdhrit të Jehovait dhe, nëse ju e mbreti që mbretëron mbi ju, ndiqni Jehovain, Perëndinë tuaj, në rregull. 15 Por nëse nuk i bindeni zërit të Jehovait dhe rebeloheni kundër urdhrit të Jehovait, dora e Jehovait do të jetë kundër jush dhe etërve tuaj.+ 16 Tani zini vend dhe shihni këtë gjë madhështore që do të bëjë Jehovai para syve tuaj. 17 A nuk jemi në kohën e korrjes së grurit? Unë do t’i lutem Jehovait që të dërgojë bubullima e shi. Kështu do ta dini e do ta kuptoni mirë se çfarë të keqe keni bërë në sy të Jehovait duke kërkuar një mbret.»+
18 Atëherë Samueli i thirri Jehovait dhe, atë ditë, Jehovai dërgoi bubullima e shi. Gjithë popullin e zuri një frikë e madhe nga Jehovai dhe nga Samueli. 19 Tërë populli i tha Samuelit: «Lutju Jehovait, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu,+ sepse nuk duam të vdesim. Ngaqë kërkuam një mbret, u kemi shtuar një të keqe tjetër tërë mëkateve tona.»
20 Kështu Samueli i tha popullit: «Mos kini frikë. Vërtet keni bërë gjithë këtë të keqe, por mos u largoni nga Jehovai,+ ndiqeni dhe shërbejini Jehovait me gjithë zemër.+ 21 Mos u largoni dhe mos ndiqni gjërat e kota*+ të cilat nuk sjellin asnjë dobi+ e nuk mund të çlirojnë, sepse janë kotësi.* 22 Për hir të emrit të tij të madh,+ Jehovai nuk do ta braktisë popullin e vet,+ sepse Jehovai vendosi t’ju bënte popullin e tij.+ 23 Kurse mua nuk më ka shkuar kurrë ndër mend të mëkatoj kundër Jehovait duke mos u lutur më për ju. Unë do të vazhdoj t’ju mësoj udhën e mirë e të drejtë. 24 Vetëm nderojeni thellësisht Jehovain*+ dhe shërbejini me besnikëri* e me gjithë zemër, sepse shihni ç’gjëra të mëdha ka bërë për ju.+ 25 Por, nëse pa pikë turpi bëni atë që është e keqe, do të shkatërroheni,+ ju bashkë me mbretin tuaj.»+