Amosi
3 Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai për ju, o popull i Izraelit, për tërë kombin që nxora nga Egjipti:
2 “Nga të gjitha familjet e tokës, ju kam njohur vetëm ju,+
prandaj do t’ju kërkoj llogari për të gjitha fajet.+
3 A mund të dalin bashkë dy veta nëse nuk kanë lënë takim?
4 A ulërin luani në pyll kur nuk ka përpara gjah?
A nxjerr zë luani i ri* në strofkë nëse nuk ka zënë asgjë?
5 A bie zogu në një grackë në tokë nëse nuk i është vënë një lak?*
A shkrehet gracka nëse nuk ka zënë gjë?
6 Nëse në qytet bie briri, a nuk dridhen njerëzit?
Nëse në qytet ndodh një e keqe, a nuk vjen nga Jehovai?
7 Në fakt, Zotëria Sovran Jehova nuk do të bëjë asgjë
pa ua treguar çështjen e tij konfidenciale* shërbëtorëve të vet, profetëve.+
8 Luani ulëriti!+ Kush nuk do të frikësohet?!
Zotëria Sovran Jehova foli! Kush nuk do të profetizojë?!+
9 Shpalleni nëpër kullat e fortifikuara të Ashdodit
dhe nëpër kullat e fortifikuara të Egjiptit.
10 Jehovai thotë: ‘Se ata nuk dinë të bëjnë atë që është e drejtë;
i kanë mbushur kullat e fortifikuara me dhunë e plaçkitje.’”
11 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Vendi do të rrethohet nga një armik,+
i cili do ta thyejë forcën tënde,
dhe kullat e tua të fortifikuara do të plaçkiten.’+
12 Ja ç’thotë Jehovai:
‘Ashtu si bariu rrëmben nga goja e luanit dy këmbë ose një copë veshi,
kështu do t’i rrëmbejnë edhe izraelitët,
që rrinë ulur në Samari mbi shtretër madhështorë dhe mbi divane luksoze.*+
13 Dëgjoni e paralajmëroni shtëpinë e Jakobit,*—thotë Zotëria Sovran Jehova, Perëndia i ushtrive.
14 Se ditën kur t’i kërkoj llogari Izraelit për tërë rebelimet* e tij,+
do t’u kërkoj llogari edhe altarëve të Bethelit.+
Brirët e altarëve do të priten e do të hidhen përtokë.+
15 Do të rrafshoj shtëpitë e dimrit dhe ato të verës.