Këngë e ngjitjeve.
132 O Jehova, kujtoje Davidin
dhe të gjitha vuajtjet e tij,+
2 se si t’u betua ty, o Jehova,
si iu zotua të Fuqishmit të Jakobit:+
3 «Nuk do të hyj në tendë, në shtëpinë time.+
Nuk do të shtrihem në divan, në shtratin tim.
4 Gjumë në sy nuk do të vë,
qepallat nuk do të më dremitin
5 derisa të gjej një vend për Jehovain,
një shtëpi madhështore për të Fuqishmin e Jakobit.»+
6 Ja, dëgjuam se gjendej në Efratah;+
e gjetëm në lëndinat e pyllit.+
7 Le të shkojmë në shtëpinë e tij!+
Le të përkulemi te stoli i tij i këmbëve!+
8 Ngrihu, o Jehova, eja në vendin ku do të banosh,+
ti bashkë me Arkën, simbolin e forcës sate.+
9 Priftërinjtë e tu le të stolisen me drejtësi,
besnikët e tu le të brohorasin me gëzim.
10 Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd,
mos e hidh poshtë të mirosurin tënd.+
11 Jehovai i është betuar Davidit
e kurrë nuk do ta shkelë fjalën e tij:
«Një nga pasardhësit e tu
do ta vë në fronin tënd.+
12 Nëse bijtë e tu do ta respektojnë besëlidhjen time
e do t’i zbatojnë përkujtuesit që do t’u jap,+
edhe bijtë e tyre do të ulen në fronin tënd përgjithmonë.»+
13 Jehovai e ka zgjedhur Sionin,+
sepse donte me zjarr ta kishte banesën e vet:+
14 «Këtu do të banoj përjetë;
në atë vend dua me zjarr të qëndroj.+
15 Do të derdh bekime mbi qytet;
të varfrit e tij do t’i ngop me bukë.+
16 Priftërinjtë do t’ia stolis me shpëtim,+
besnikët e tij do të brohorasin nga gëzimi.+
17 Atje do t’ia shtoj fuqinë Davidit;
për të mirosurin tim, një llambë kam bërë gati.+
18 Armiqtë e tij do t’i mbuloj me turp,
kurse në kokën e tij do të rrezatojë gjithnjë kurora.»+