Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit.
131 O Jehova, zemra ime nuk është fodulle,
as sytë e mi nuk janë krenarë.+
Nuk rend pas gjërave tepër të mëdha,+
as kërkoj gjëra të paarritshme për mua.
2 Jo, por e ngushëllova dhe e qetësova shpirtin tim,+
si një foshnjë që prehet në krahët e nënës;
po, jam aq i kënaqur sa një foshnjë.
3 Izraeli le të presë Jehovain+
tani e përgjithmonë!