136 Falënderoni Jehovain, se është i mirë;+
dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+
2 Falënderoni Perëndinë e perëndive,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
3 Falënderoni Zotërinë e zotërinjve,
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
4 Vetëm ai bën mrekulli të mëdha,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+
5 Qiejt i bëri me mjeshtëri,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
6 Ai e shpalosi tokën sipër ujërave,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
7 Ai bëri ndriçuesit e mëdhenj,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,
8 bëri diellin, që të sundonte ditën,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,
9 bëri hënën dhe yjet, që të sundonin natën,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
10 Të parëlindurit e Egjiptit i vrau,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
11 Ai e nxori Izraelin nga ai vend,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,
12 e nxori Izraelin me dorë të fortë+ dhe me krah të fuqishëm,
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
13 Detin e Kuq më dysh e ndau,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
14 Ai e kaloi Izraelin përmes tij,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
15 Faraonin dhe ushtrinë e tij i plandosi në Detin e Kuq,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
16 Popullit të vet i priu përmes shkretëtirës,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
17 Ai shpartalloi mbretër të mëdhenj,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
18 Mbretër të fuqishëm vrau,
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,
19 vrau Sihonin,+ mbretin e amoritëve,
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,
20 dhe Ogun,+ mbretin e Bashanit,
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
21 Vendin e tyre ia dha popullit të vet si trashëgimi,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,
22 po, ia dha si trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të vet,
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
23 Ai u kujtua për ne kur ishim përtokë,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+
24 Sa e sa herë na çliroi nga duart e armikut,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
25 Ai i jep ushqim çdo krijese,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
26 Falënderoni Perëndinë e qiejve,
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë!