Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Psalm i Davidit.
61 O Perëndi, dëgjoje britmën time për ndihmë!
Kushtoji vëmendje lutjes sime!+
2 Kur zemrën të ma mbërthejë dëshpërimi,*
nga skajet e tokës ty do të të thërras;+
më pri e mbi një shkëmb të lartë më ngri,+
3 se ti je strehë për mua,
një kullë e fortë që më mbron nga armiku.+
4 Në tendën tënde do të jem mysafir përjetë,+
nën hijen e krahëve të tu do të gjej strehë,+ (Selah)
5 sepse ti, o Perëndi, i ke dëgjuar zotimet e mia;
ti më ke dhënë trashëgiminë që u takon atyre që respektojnë thellësisht emrin* tënd.+