97 Jehovai është bërë Mbret!+
Le të gëzojë toka!+
Le të ngazëllojnë ishujt e panumërt!+
2 Retë dhe terri i zi janë rreth e qark tij;+
drejtësia dhe paanshmëria janë themeli i fronit të tij.+
3 Përpara tij flakëron një zjarr+
që ia përpin kundërshtarët në çdo anë.+
4 Vetëtimat e tij shndritin mbarë tokën;
toka i sheh e dridhet e tëra.+
5 Malet shkrijnë si dyll para Jehovait,+
para Zotërisë së mbarë tokës.
6 Kupa qiellore i bën jehonë drejtësisë së tij,
e tërë popujt e shohin lavdinë e tij.+
7 U turpërofshin të gjithë ata që u shërbejnë shëmbëlltyrave të gdhendura,+
të gjithë ata që mburren me perëndi të kota!+
Përkuluni përpara Tij tërë ju, o perëndi!+
8 Sioni dëgjon e gëzon,+
qytetet e Judës janë plot hare,
falë gjykimeve të tua, o Jehova.+
9 Se ti, o Jehova, je Më i Larti në mbarë tokën;
ti qëndron më lart se tërë perënditë e tjera.+
10 Ju që doni Jehovain, urreni të keqen.+
Ai e ruan jetën e besnikëve të tij+
dhe i shpëton nga dora e të ligjve.+
11 Drita shkëlqeu për të drejtin+
dhe gëzimi agoi për ata me zemër të sinqertë.
12 Gëzoni falë Jehovait, ju o të drejtë!
Thurini lavde emrit të tij të shenjtë!