Psalm i Davidit.
26 Më gjyko, o Jehova, sepse kam ecur me integritet.+
Te ti, o Jehova, kam besuar pa u lëkundur!+
2 Më heto, o Jehova, e më vër në provë,
më rafino në skutat më të thella të mendjes e të zemrës,+
3 sepse dashurinë tënde besnike e kam gjithnjë para syve
dhe sipas së vërtetës sate eci.+
4 Nuk rri me mashtruesit+
dhe hipokritët i shmang.
5 Shoqërinë e të ligjve e urrej+
dhe me të këqijtë nuk pranoj të rri.+
6 Do t’i laj duart në pafajësi
dhe rreth altarit tënd, o Jehova, do të marshoj gjithnjë,
7 që falënderimet e mia të ushtojnë,+
që tërë veprave të tua të mrekullueshme t’u bëj jehonë.
8 O Jehova, sa e dua shtëpinë ku banon ti,+
këtë vend ku rri lavdia jote!+
9 Mos më fshi nga faqja e dheut bashkë me mëkatarët,+
mos ma merr jetën bashkë me njerëzit e dhunshëm,
10 që i ndyjnë duart me veprime të turpshme,
që të djathtën e kanë plot ryshfete.
11 Kurse unë do të eci me integritet,
ndaj më shpëto dhe ji zemërmirë me mua.
12 Këmbët i kam në vend të sigurt;+
në kongregacionin e madh, o Jehova, do të të lëvdoj!+