Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
13 O Jehova, deri kur do të më lësh në harresë? Përgjithmonë?
Deri kur do t’i mbash sytë* larg meje?+
2 Deri kur do të ma mbytë shpirtin ky ankth,
kjo brengë që zemrën çdo ditë ma mundon?
Deri kur do të triumfojë armiku mbi mua?+
3 Ktheji sytë nga unë e m’u përgjigj, o Jehova, Perëndia im!
Jepu dritë syve të mi, që të mos mbyllen në gjumin e vdekjes,
4 që armiku të mos thotë: «E vura përfund!»
Mos i lejo kundërshtarët të kënaqen për disfatën time.+
5 Unë kam besim te dashuria jote besnike;+
falë dorës sate shpëtimtare, zemra do të më fluturojë nga gëzimi.+
6 Lavde do t’i këndoj Jehovait, se bujarisht më ka shpërblyer.*+