Proverbat
23 Kur të shtrohesh në tryezë me mbretin,
shikoje me kujdes atë që ke përpara,
3 Mos e lakmo ushqimin e tij të zgjedhur,
që të mos të ngecë në grykë.
Ty të thotë: «Ha e pi!», por nuk e ka sinqerisht.*
8 Kafshatat që ke ngrënë, do t’i vjellësh,
dhe më kot do t’ia kesh thënë gjithë ato fjalë të mira.
10 Mos e shtyj shenjën e kufirit që vunë në lashtësi paraardhësit e tu+
dhe mos ua prek arat jetimëve,*
11 sepse Mbrojtësi* i tyre është i fortë;
ai vetë do ta mbrojë çështjen e tyre kundër teje.+
12 Pranoje me gjithë zemër disiplinën
dhe vërua veshin fjalëve të mençura.
16 Gëzimi do të m’i përshkojë skutat më të thella të zemrës,*
kur buzët e tua të thonë atë që është e drejtë.
17 Zemra jote të mos i ketë zili mëkatarët,+
por ki nderim të thellë për Jehovain* gjatë gjithë kohës,+
18 sepse atëherë do të kesh të ardhme,+
atëherë nuk do të të shuhen shpresat.
19 Dëgjo, biri im, e bëhu i mençur;
prije zemrën në udhën e drejtë.
20 Mos ji ndër ata që pinë verë me tepri,+
as ndër ata që hanë mish si të babëzitur,+
21 sepse pijanecin dhe grykësin i pret skamja,+
dhe përgjumja e vesh njeriun me lecka.
23 Blije* të vërtetën dhe mos e shit kurrë,+
si edhe mençurinë, disiplinën dhe aftësinë për të kuptuar.+
24 Babai i të drejtit, me siguri do të gëzojë;
kush sjell në jetë një djalë të mençur, do të fluturojë nga gëzimi.
25 Po, babai e nëna jote do të fluturojnë nga gëzimi,
dhe ajo që të solli në jetë, do të jetë shend e verë.
29 Kush ka mjerime? Kush ka siklete?
Kush ka sherre? Kush ka shqetësime?
Kush ka plagë pa arsye? Kush i ka sytë të skuqur?*
31 Mos e shiko verën kur kuqëlon,
kur rrëzëllen në kupë, kur rrëshqet kollaj,
32 sepse në fund të kafshon si gjarpër
dhe të helmon si nepërkë.
34 Do të bëhesh si ai që shtrihet në zemër të detit,
si ai që shtrihet në majë të direkut të anijes.