Zakaria
7 Fjala e Jehovait iu drejtua Zakarisë+ vitin e katërt të mbretit Dar, ditën e katërt të muajit të nëntë, domethënë në hislev.* 2 Populli i Bethelit dërgoi Sharezerin dhe Regem-Melekun me njerëzit e tij për të kërkuar pëlqimin* e Jehovait, 3 duke pyetur priftërinjtë e shtëpisë* së Jehovait të ushtrive dhe profetët: «A të qaj dhe të agjëroj në muajin e pestë,+ ashtu si kam bërë për kaq shumë vjet?»
4 Fjala e Jehovait të ushtrive m’u drejtua përsëri: 5 «Thuaji gjithë popullit të vendit dhe priftërinjve: ‘Për 70 vjet+ ju agjëruat dhe vajtuat në muajin e pestë dhe të shtatë,+ por, a agjëruat vërtet për mua?! 6 Po kur hanit e pinit, a nuk hanit dhe pinit për vete?! 7 A nuk duhej t’u bindeshit fjalëve që Jehovai shpalli me anë të profetëve të mëparshëm,+ kur Jerusalemi me qytetet e tij përreth ishin të banuara e në paqe dhe kur Negebi e Shefelahu ishin të banuara?!’»
8 Fjala e Jehovait iu drejtua akoma Zakarisë: 9 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Gjykoni me drejtësi të vërtetë,+ tregojini njëri-tjetrit dashuri besnike+ dhe mëshirë. 10 Mos ia hani hakun as vejushës, as jetimit,*+ as të ardhurit+ dhe as të varfrit.+ Mos kurdisni në zemrën tuaj të keqen kundër njëri-tjetrit.’+ 11 Por ata refuzonin të kushtonin vëmendje;+ e kthenin shpinën me kokëfortësi,+ dhe veshët i mbyllnin për të mos dëgjuar.+ 12 Zemrën e bënë si diamanti*+ dhe nuk iu bindën ligjit* e fjalëve që dërgoi Jehovai i ushtrive me frymën e tij me anë të profetëve të mëparshëm.+ Prandaj Jehovai i ushtrive u indinjua tej mase.»+
13 «Ashtu si unë* thirra e ata nuk më dëgjuan,+ edhe unë nuk i dëgjoja kur ata më thërrisnin,+—thotë Jehovai i ushtrive.—14 E unë i shpërndava stuhishëm nëpër tërë kombet që nuk kishin njohur,+ dhe vendi mbeti i shkretë pas tyre. Askush nuk kalonte nëpër të dhe askush nuk kthehej,+ sepse vendin e dëshirueshëm e kthyen në objekt llahtarie.»