Ezdra
3 Kur filloi muaji i shtatë,+ dhe izraelitët* ishin në qytetet e tyre, ata u mblodhën si një trup i vetëm në Jerusalem. 2 Jeshuai,+ biri i Jehozadakut me priftërinjtë e tjerë dhe Zorobabeli,+ biri i Shealtielit+ me vëllezërit e tij, u ngritën dhe ndërtuan altarin e Perëndisë së Izraelit për të bërë flijime të djegura, siç është shkruar në Ligjin e Moisiut,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë.
3 Ndonëse kishin frikë nga popujt e vendeve përreth,+ e vendosën altarin në vendin e mëparshëm dhe nisën të bënin mbi të flijime të djegura për Jehovain, flijimet e djegura të mëngjesit dhe të mbrëmjes.+ 4 Pastaj kremtuan Festën e Kasolleve,* siç është shkruar,+ dhe bënë rregullisht atë numër flijimesh të djegura që kërkohej çdo ditë.+ 5 Më pas bënë blatimin e djegur të rregullt,+ blatimet për hënën e re+ dhe për gjithë periudhat e festave të shenjtëruara*+ të Jehovait, si edhe blatimet vullnetare+ që kushdo ia ofronte me dëshirë Jehovait. 6 Ata filluan t’i bënin Jehovait flijime të djegura që ditën e parë të muajit të shtatë,+ edhe pse ende nuk ishin hedhur themelet e tempullit të Jehovait.
7 Gurprerësve+ dhe mjeshtërve+ u dhanë pará, kurse sidonitëve dhe tirasve u dhanë ushqime, pije dhe vaj meqë sillnin dru cedri në rrugë detare nga Libani deri në Jopë,+ sipas autorizimit që u kishte dhënë Kiri, mbreti i Persisë.+
8 Vitin e dytë pasi erdhën në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë në Jerusalem, muajin e dytë, Zorobabeli, biri i Shealtielit, Jeshuai, biri i Jehozadakut, dhe pjesa tjetër e vëllezërve të tyre, priftërinjtë dhe levitët, si edhe të gjithë ata që ishin kthyer në Jerusalem nga robëria,+ filluan punën. Ata caktuan levitët nga mosha 20 vjeç e lart që të mbikëqyrnin punën në shtëpinë e Jehovait. 9 Kështu Jeshuai me djemtë e me vëllezërit e tij, dhe Kadmieli me djemtë e tij, bijtë e Judës, u mblodhën që të mbikëqyrnin ata që bënin punën në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Njësoj bënë edhe bijtë e Henadadit,+ bijtë e tyre dhe vëllezërit e tyre, levitët.
10 Kur ndërtuesit hodhën themelet e tempullit të Jehovait,+ ishin të pranishëm priftërinjtë me rrobat zyrtare, me trumbeta,+ dhe levitët, bijtë e Asafit, me cimbale, për të lëvduar Jehovain sipas udhëzimeve të Davidit, mbretit të Izraelit.+ 11 Ata nisën të këndonin refrenin me radhë+ duke lëvduar e duke falënderuar Jehovain, «sepse ai është i mirë; dashuria e tij besnike ndaj Izraelit zgjat përjetë».+ Atëherë tërë populli lëshoi një britmë të fortë lëvdimi për Jehovain ngaqë u hodhën themelet e shtëpisë së Jehovait. 12 Shumë priftërinj, levitë dhe krerë të shtëpive atërore, të moshuarit që kishin parë shtëpinë e mëparshme,+ ia plasën të qarit kur panë se themelet e kësaj shtëpie ishin hedhur, ndërsa shumë të tjerë brohoritnin nga gëzimi me sa t’u hante zëri.+ 13 Prandaj populli nuk e dallonte dot britmën e gëzimit nga e qara, sepse britma ishte aq e fortë, sa zëri dëgjohej shumë larg.