Jobi
2 I kalon dot një litar* përmes hundës?
Ia shpon dot nofullën me grremç?*
3 Mos vallë do të të përgjërohet për mëshirë?
Mos vallë do të të flasë me butësi?
4 Mos do të lidhë besën me ty,
që ta kesh skllavin tënd për gjithë jetën?
5 A do të luaje me të si me një zog?
A do ta lidhje që të loznin vogëlushet e tua?
6 Mos do të bënin pazar peshkatarët që ta këmbenin?
Mos do ta ndanin mes tregtarëve?
8 Provo njëherë, vëre dorën mbi të:
kurrë s’ke për ta harruar përleshjen!
Jo, dy herë s’ke për ta provuar!
10 Askush s’guxon ta prekë me dorë.
Po mua, atëherë, kush më bën dot ballë?!+
11 Kush më ka dhënë ndonjë gjë i pari, që u dashka t’ia shpërblej?+
Gjithçka nën qiej është imja.+
12 S’do të rri pa folur për gjymtyrët e tij,
për fuqinë dhe trupin e tij të krijuar në mënyrë të mrekullueshme.
13 Kush mund t’ia zhveshë armaturën?
Kush mund të hyjë brenda nofullave të tij?
14 Kush është përpjekur t’ia hapë gojën?*
Gjithë ata dhëmbë të shtien tmerrin.
16 Njëra me tjetrën aq fort puthiten,
sa edhe ajri s’kalon dot mes tyre.
17 Janë të ngjitura me njëra-tjetrën,
të kapura aq fort bashkë, sa s’mund të ndahen.
18 Teshtimat e tij lëshojnë shkëndija drite,
dhe sytë e tij janë si rreze agimi.
19 Nga goja i dalin vetëtima,
shkëndija zjarri xixëllojnë.
20 Nga vrimat e hundës i del tym,
siç del nga furra ku digjet xunkth.
21 Fryma e tij ndez thëngjijtë,
flakë zjarri i shpërthejnë nga goja.
22 Në qafë ka forcë të madhe;
para tij të gjithë ia mbathin nga tmerri.
23 Palat e mishit i ka të ngjeshura me njëra-tjetrën;
janë të palëvizshme e të forta si metal i derdhur.
24 Zemrën e ka të fortë si guri,
po, të fortë si guri i poshtëm i mullirit.
25 Kur ai ngrihet, edhe trimat tremben;
kur rreh vrullshëm ujin, ata hutohen krejt.
27 Për të hekuri është si lëmishte,
e bakri si një copë druri e kalbur.
28 Para shigjetës nuk ia mbath me të katra;
gurët e hobesë janë si kashtë për të.
29 Topuzi i duket si fije kashte,
dhe me vringëllimën e shtizës qesh.
31 Bën që thellësitë të vlojnë si uji në kazan;
e trazon detin si të ishte një enë ku bëhet pomadë.
32 Lë pas vetes një gjurmë të shndritshme,
aq sa ujërat e thella duken sikur kanë flokë të bardhë.
33 Mbi dhé nuk ka krijesë të ngjashme me të,
e krijuar që të mos e njohë frikën.
34 Çdo kafshë madhështore e sheh në dritë të syrit;
është mbret i tërë egërsirave të fuqishme.»