VENDE DHE POPUJ
Vizitë në Nikaragua
SHPESH njerëzit e quajnë Nikaraguan vendin e liqeneve e të vullkaneve. Atje ndodhet liqeni më i madh i Amerikës Qendrore—liqeni Nikaragua. Fiset indigjene e quanin Cocibolca, që do të thotë «det i ëmbël». Në të ka qindra ishuj dhe është i vetmi liqen me ujë të ëmbël ku gjen peshkaqenë, peshq shpatë dhe një lloj peshku të madh që quhet tarpon.
Në Nikaragua ndodhet edhe një prej rajoneve më të largëta të Amerikës Qendrore: Bregu i Mushkonjës. Ky është një rrip toke 65 kilometra i gjatë që përshkon pjesën më të madhe të bregdetit lindor, si edhe një pjesë të Hondurasit fqinj. Popullsia miskito (një fjalë që ngjan me fjalën mushkonjë në anglisht) është një prej grupeve indigjene në Nikaragua, prejardhja e të cilëve daton që para se të vinin evropianët në shekullin e 16-të.
Miskitot kanë lidhje të forta me njëri-tjetrin dhe tradita të veçanta. Për shembull, gjuha miskito nuk ka fjalë formale për t’iu drejtuar të tjerëve, si «zotëri» ose «zonjushë». Në zonat rurale, të rinjtë u drejtohen të mëdhenjve me fjalë të tilla, si «xhaxhi» ose «teta», qofshin të afërm ose jo. Një zakon i vjetër mes popullit miskito është që një grua të përshëndetë mikeshat e ngushta dhe të afërmet duke u takuar faqe më faqe ndërkohë që gruaja e cila nis përshëndetjen merr frymë thellë me hundë.
Botime biblike në gjuhët majangne dhe miskito, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait