Kënga 49
Perëndia i madh, Jehovai!
1. Per’ndi i madh, Jah, je i përjetshëm.
Me gëzim lavdi t’këndojm’, n’udhën tënde fort qëndrojm’.
Je Ati ynë, Mbret dhe Ligjdhënës,
ty të japim llogari, tek ti besojm’.
O Jah, ti je i mir’, po, me të vërtet’,
ndihmona n’shërbim që fryte të ket’.
Veç ty të nderojm’, delet që ke ushqejm’
dhe të k’naqur ku ka nevojë shërbejm’.
Ti na krijove, për ne kujdesesh;
nga ti vjen çdo gjë e mir’.
2. Per’ndi i madh Jah, i Plotfuqishëm.
Në shërbim ne gjejm’ gëzim tek përmbushim çdo caktim.
Kështjell’ për ne je, burim fuqie,
sot me gjith’ shpirt veç te ti tregojm’ besim.
O Jah, i fort’ je, po, dhe plot dashuri,
fal’ teje qëndrojmë me besnik’ri.
Vet’ qëllimin tënd të madh le ta njoftojm’,
shërbimin e shenjtë me zell ta vazhdojm’.
Ti je mburojë, strehë dhe ndihmës,
ne mbështetje gjejm’ te ti.
3. Per’ndi i madh Jah, je dhe Mësues.
Ti kujdes për ne tregon dhe vëmendje na kushton.
Je Shkëmbi dhe Shpenguesi ynë,
mund të vijm’ gjithnjë te ti me lutjen ton’.
O Jah, je i dashur dhe kaq shum’ bujar,
pran’ teje ne vijm’ ngush’llim për të marr’.
E çmojm’ emrin tënd dhe shpejt do të shikojm’
se si arrin qëllimin tënd, ndaj gëzojm’.
O Jah, Sovran je, Madh’shtor ti ngrihesh,
je Per’ndia i vërtet’.