Kënga 54
Ne duhet të jemi të shenjtë
1. Një urdhër ka dhën’ Jah, të shenjt’ të jemi
se Krishti të pastër ne na ka bër’.
Kjo pastërti që si popull kemi
të shihet qart’ sot nga botë e tër’.
2. Jemi të ndar’ ne si pron’ e Per’ndisë
dhe si komb i shenjt’ veç tij i takojm’.
Me an’ të sjelljes dhe dashurisë
që duam çdo ligj të tij po tregojm’.
3. Kur shkojm’ përpara për ne ësht’ shum’ prek’se
të shohim se si Jah na rafinon.
Na jep t’vërtetën që çon në jetë,
ndaj mos ta kthejm’ kurr’ pas shikimin ton’.
4. Nga çdo mundësi le të përfitojmë
që në drit’ të ecim e shenjtëri.
Jah ta gëzojmë e ta lëvdojmë;
i shenjt’ ësht’, i drejt’ dhe plot dashuri.