Kënga 100
Jemi ushtria e Jehovait!
1. Jemi ushtria e Jah,
Djalli s’na ndalon.
Flasim për Mbretërin’
dhe Krishtin që po sundon.
Ngulim këmb’ besnikërisht
dhe vullnetarisht.
Po, rrim’ të patundur,
ecim trimërisht.
(REFRENI)
Jemi ushtria e Jah,
Krishti na drejton.
Predikojm’ të lumtur:
«Jah po mbretëron!»
2. Jemi besnikët e Jah,
«delet» i kërkojm’.
Kë në vetmi ka humbur,
kë loton ngushëllojm’.
Po i gjejm’ dhe i ushqejm’,
kur i vizitojm’.
Që të vijn’ në mbledhje,
që të gjith’ i ftojm’.
(REFRENI)
Jemi ushtria e Jah,
Krishti na drejton.
Predikojm’ të lumtur:
«Jah po mbretëron!»
3. Kjo ësht’ ushtria e Jah,
Krishti e drejton.
Për çdo gjë e pajisur,
ndaj besnike qëndron.
Në gatishmëri po rrim’,
duke bër’ kujdes.
E përball’ rrezikut,
do të bëjm’ qëndres’.
(REFRENI)
Jemi ushtria e Jah,
Krishti na drejton.
Predikojm’ të lumtur:
«Jah po mbretëron!»
(Shih edhe Efes. 6:11, 14; Filip. 1:7; Fil. 2.)