KËNGA 14
Lëvdoni Mbretin e ri të tokës!
1. Nga toka mbar’, po bëhet bashk’
një turm’ që s’ka të sosur;
po mblidhet nga Jezui vet’
dhe mbetja e mirosur.
I ulur Krishti ësht’ në fron,
bekime pret gjith’ toka jon’.
Kjo shpres’, kjo spiranc’ për shpirtin ton’,
ngushëllon çdo të brengosur.
(REFRENI)
Përnderoni Atin ton’! Lëvdoni Krishtin,
ësht’ Mbret i tokës dhe Zotëri.
Me një zë, me melodi e me këng’,
lëvdoni k’të Mbret të ri.
2. Këndojm’ o At’ se zemra brof
për Birin tënd të vyer!
Është Princ i Paqes, çlirimtar,
ësht’ Mbreti i shkëlqyer.
Të sigurt presim ne një bot’
pa dhembje, vdekje, frik’ e lot.
Na pret lumturi që s’shuhet dot,
koh’ e art’ dhe e përkryer!
(REFRENI)
Përnderoni Atin ton’! Lëvdoni Krishtin,
ësht’ Mbret i tokës dhe Zotëri.
Me një zë, me melodi e me këng’,
lëvdoni k’të Mbret të ri.
(Shih edhe Psal. 2:6; 45:1; Isa. 9:6; Gjoni 6:40.)