KËNGA 62
Kënga e re
1. Sot ushton një këng’, një këng’ e re plot energji,
himn për të fuqishmin, të lartin Perëndi.
Ësht’ gjith’ mirësi dhe drejtësi sa her’ gjykon,
ndaj falënderime e lavde meriton!
(REFRENI)
Zemra flet,
një këng’ e re buçet.
Zemra flet:
«O Jehova, je Mbret!»
2. Këng’ e re gjëmon për Jehovain, Atin ton’,
emrit më të bukur kjo këng’ i bën jehon’.
Zërat i bashkojm’, këndojm’ në kor me gjallëri,
harpat dhe trumbetat kumbojn’ tër’ madhështi.
(REFRENI)
Zemra flet,
një këng’ e re buçet.
Zemra flet:
«O Jehova, je Mbret!»
3. Det, lugin’ e mal bashkohen në k’të këng’ të re,
sot i gjith’ krijimi ngre zërin bashk’ me ne.
Toka brohoret, lumenjt’ vërshojn’, bëjn’ melodi,
kor i madhërishëm këndon në harmoni.
(REFRENI)
Zemra flet,
një këng’ e re buçet.
Zemra flet:
«O Jehova, je Mbret!»
(Shih edhe Psal. 96:1; 149:1; Isa. 42:10.)