KËNGA 132
Një trup ne të dy!
Versioni i shtypur
1. Prita për ty, në kopshtin tim.
Të prita ty, mëngjes, perëndim.
E më në fund je e imja,
je plotësimi im!
I yti jam, ne jemi një,
dy trupa bashk’, një shpirt e një zë,
me dashuri që nuk shuhet,
nuk thyhet përgjithnjë.
Nisim sot me Atin ton’ përkrah,
shkruajm’ histori
plot ngrohtësi, dashuri.
Të shoh në sy, më sheh në sy,
me një premtim në zemër për ty:
‘Do t’i shërbejm’ Jehovait,
një trup, një shpirt, një jet’, të dy.’
(Shih edhe Zan. 29:18; Ekl. 4:9, 10; 1 Kor. 13:8.)