Letër nga Trupi Udhëheqës
‘Duhet të jeni mësues.’ (Hebr. 5:12) Imagjino pak! Jehovai—Mësuesi më i shkëlqyer në univers—na fton ne që t’i mësojmë të tjerët për të! Çdo caktim për t’u mësuar njerëzve të vërtetën rreth Jehovait—në familje, në kongregacion a në shërbim—është një privilegj i çmuar dhe një përgjegjësi me peshë. Si mund ta kryejmë me sukses këtë caktim?
Përgjigjja gjendet te këto fjalë që i shkroi apostulli Pavël Timoteut: «Vazhdo t’i kushtohesh leximit publik, nxitjes dhe mësimdhënies.» Pavli shtoi: «Duke e bërë këtë, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.» (1 Tim. 4:13, 16) Ti ke një mesazh jetëshpëtues për t’u dhënë të tjerëve. Prandaj është jetësore të përpiqesh të përmirësohesh në lexim dhe në mësimdhënie. Kjo broshurë është përgatitur që të të ndihmojë për këtë. Ja disa veçori të saj:
Shkrim në krye të çdo mësimi. Mund të jetë një parim nga Bibla i lidhur me temën e mësimit ose një shembull si zbatohet ajo temë
Jehovai është ‘Mësuesi i Madh’. (Isa. 30:20) Ndërkohë që kjo broshurë do të të ndihmojë të mprehësh aftësitë si lexues dhe mësues, mos harro kurrë se Jehovai është Burimi i mesazhit tonë dhe se njerëzit i tërheq Ai. (Gjoni 6:44) Prandaj, lutu shpesh për frymën e shenjtë. Përdore pa kursim Fjalën e Perëndisë. Drejtoje vëmendjen te Jehovai dhe kurrë te vetja. Bëj çmos t’i ndihmosh dëgjuesit e tu të zhvillojnë në zemër një dashuri edhe më të thellë për Të!
Ti ke marrë ftesën t’u mësosh të tjerëve mesazhin më të rëndësishëm që u është dhënë ndonjëherë njerëzve. Jemi të sigurt se ndërsa mbështetesh te «forca që jep Perëndia», do të kesh sukses.—1 Pjet. 4:11.
Bashkëmësuesit tuaj,
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait