MËSIMI 5
Lexo saktë
SI TA ARRISH:
Përgatitu mirë. Mendo për arsyet pse u shkrua ai fragment. Praktikohu duke lexuar grupe fjalësh, jo thjesht fjalë një nga një. Ki kujdes të mos shtosh, të mos heqësh ose të mos zëvendësosh fjalë. Respekto shenjat e pikësimit.
Shqipto saktë çdo fjalë. Nëse nuk di si ta shqiptosh një fjalë, kërkoje në fjalor, dëgjo një incizim audio të botimit ose kërkoji ndihmë një lexuesi të mirë.
Fol qartë. Shqiptoji mirë fjalët, duke e mbajtur kokën lart dhe duke e hapur mirë gojën. Përpiqu të shqiptosh çdo rrokje.