ADONIKAMI
[zotëria (im) është ngritur (d.m.th. për të ndihmuar)].
Prej tij erdhi një nga shtëpitë atërore të Izraelit. Pas mërgimit në Babiloni, më shumë se 600 pjesëtarë të kësaj familjeje u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin. (Ezd 2:13; Ne 7:18) Në vitin 468 p.e.s., 63 pjesëtarë të tjerë u kthyen në Jerusalem me Ezdrën. (Ezd 8:13) Kur përfaqësuesit e shtëpive atërore vulosën ‘marrëveshjen e denjë për besim’ ose rezolutën e bërë në kohën e Nehemisë, kjo familje me sa duket u përmend me emrin e Adonijahut.—Ne 9:38; 10:16.