AZMAVETI
[vdekja është e fortë].
1. Një nga luftëtarët trima të Davidit që ishte bar-humit (baharumit). (2Sa 23:31; 1Kr 11:33) Ndoshta është Azmaveti nr. 2.
2. I ati i Jezielit dhe i Peletit nga fisi i beniaminit. Këta ishin mes burrave të fuqishëm që u bashkuan me ushtrinë e Davidit në Ziklag. (1Kr 12:1-3) Ndoshta është Azmaveti nr. 1.
3. Bir i Adielit që, në kohën e mbretit David, ishte përgjegjës për thesarin e mbretit.—1Kr 27:25.
4. Një pasardhës i Saulit nga Jonatani, i gjashti në radhë.—1Kr 8:33-36; 9:39-42.
5. Qytet brenda territorit të Beniaminit i quajtur edhe Beth-Azmavet. Ndër ata që u kthyen nga mërgimi, kishte edhe banorë të këtij qyteti. (Ezd 2:1, 24; Ne 7:28) Disa nga këngëtarët në përurimin e murit të Jerusalemit të rindërtuar ishin nga ky qytet. (Ne 12:29) Mendohet se është Hizmehu (Hizma) i sotëm, që ndodhet afro 8 km në veri-verilindje të Jerusalemit, midis Gebës dhe Anatothit.