KABONI
Një nga qytetet e Judës në Shefelah. (Js 15:40) Në Septuagintën greke thuhet «Kabra» në vend të Kabonit, prandaj disa e lidhin këtë qytet me Kirbet-Hibrën, 5 km në lindje-juglindje të Lakishit. Megjithatë, duke u bazuar tek emri hebraik, të tjerë hedhin idenë se ndodhej në Al-Kubeibë (Horvat-Kefar-Lakish), 5 km në jugperëndim të Beit-Jibrinit (Bet-Guvrinit).