EN-HADAHU [burim (krua) i vrullshëm (i rrëmbyer)]. Qytet i Isakarit, që ka shumë të ngjarë të ishte pranë En-Ganimit. (Js 19:17, 21) Në përgjithësi e lidhin me El Hadethehun (Tel-ʽen-Hadën), 9 km në lindje të malit të Taborit.