GIRGASITËT
Popull me prejardhje nga Kami nëpërmjet Kanaanit. (Zn 10:6, 15, 16; 1Kr 1:8, 13, 14) Girgasitët banonin në perëndim të Jordanit. Sado që ishin të fuqishëm, u mundën bashkë me gjashtë kombe të tjera kananite, sepse Jehovai ia dha në dorë popullit të vet. (Lp 7:1, 2; Js 3:10; 24:11) Kështu u përmbush premtimi që Perëndia i kishte bërë Abrahamit shekuj më parë. (Zn 15:13-21; Ne 9:7, 8) Si dëshmi të tërthorta për ekzistencën e girgasitëve përmenden emrat «Girgash» dhe «Ben-Girgash», të gjetur në dokumente ugaritike.