HAKMONI
[ndoshta: i mençur].
1. Paraardhës i Zabdielit dhe i birit të tij, Jashobeamit. Jashobeami ishte kreu i tre burrave më të fuqishëm të Davidit dhe quhet «biri i një hakmoniti». (1Kr 11:11; 27:2) Te 2 Samuelit 23:8, termi ‘hakmonit’ shkruhet «tahkemonit». Nëse te 1 Kronikave 12:6 bëhet fjalë për të njëjtin Jashobeam, hakmonitët duhet të kenë qenë pasardhësit e levitit Korah.—Shih JOSHEB-BASHEBETHI.
2. I ati ose paraardhësi i Jehielit. Jehieli ishte me bijtë e mbretit, mbase mësuesi i tyre privat. (1Kr 27:32) Ndoshta ishte Hakmoni nr. 1.