HAROSHETI
Vend, emri i plotë i të cilit ishte «Harosheti i Kombeve»; bazë ushtarake e Siserës, komandantit të ushtrisë së mbretit kananit Jabin, që sundonte në Hazor. (Gjy 4:2, 13) Gjykatësi Barak i ndoqi këto forca armike deri në Haroshet dhe korri fitore. (Gjy 4:16) Emri Haroshet (që do të thotë «pyll; korije») me sa duket është ruajtur në emrin e El Harithijehut, afër pikës perëndimore të daljes nga rrafshina e Jezreelit dhe rreth 16 km në veri-veriperëndim të Megidos. Gjithsesi, mjaft studiues mendojnë se vendndodhja e lashtë ishte Tell-ʽAmri (Tel-Meʽameri) fqinj.