HAZAR-SHUALI
[oborr (vendbanim) i dhelprës].
Qytet-enklavë i Simeonit në jug të Judës. (Js 15:21, 28; 19:1-3; 1Kr 4:28) U ripopullua pas mërgimit në Babiloni. (Ne 11:25-27) Vendndodhja nuk dihet me siguri; disa studiues hedhin idenë se është Kirbet-el-Vatani, rreth 3 km në lindje-juglindje të Beer-Shebës.