HELEKU
[formë e shkurtuar e emrit Hilkiah që do të thotë «pjesa ime është Jehovai»], helekitët.
Bir i Galaadit që renditet i dyti dhe stërnip i Manaseut. Nga ai erdhi familja e helekitëve që u numërua në fund të udhëtimit të izraelitëve në shkretëtirë dhe mori trashëgimi në territorin e Manaseut.—Nu 26:3, 4, 29, 30; Js 17:2.