HENA
Qytet ose rajon që pushtuan asirianët, i përmendur bashkë me Sefarvaimin dhe Ivahun. (2Mb 18:34; 19:13; Is 37:13) Septuaginta greke këtu përdor Ana, emri i një qyteti në rrjedhën e mesme të lumit Eufrat. Megjithatë, disa studiues mendojnë se ka të ngjarë që Hena, bashkë me Sefarvaimin dhe Ivahun, të ndodhej në Siri.