HIELI
[formë e shkurtuar e emrit Ahiel që do të thotë «vëllai im është Perëndia; vëlla i Perëndisë»].
Një bethelit që rindërtoi Jerikonë në shekullin e 10-të p.e.s., gjatë mbretërimit të Akabit. Ai i hodhi themelet e qytetit duke e paguar me jetën e Abiramit, djalit të tij të parëlindur, dhe i vuri dyert duke e paguar me jetën e Segubit, djalit të tij më të vogël. Kështu përmbushi mallkimin e Josiut në kohën e shkatërrimit të Jerikosë, më shumë se 500 vjet më herët.—Js 6:26; 1Mb 16:33, 34.