JEHOHANANI
[Jehovai ka treguar miratim; Jehovai ka qenë hirmadh].
1. Derëtar korahit gjatë mbretërimit të Davidit; djali i gjashtë i Meshelemiahut.—1Kr 26:1-3.
2. Një nga krerët e ushtrisë së mbretit Jehozafat; ishte në krye të 280.000 burrave të Judës. (2Kr 17:12, 14-16) Ndoshta Jehohanani nr. 3.
3. I ati i Ismaelit që u ngrit bashkë me Jehojadën e krerë të tjerë për të rrëzuar nga froni Atalinë dhe për të bërë Jehoasin mbret të Judës. (2Kr 23:1-3) Ndoshta Jehohanani nr. 2.
4. Efraimit; i biri, Azariahu, ishte një nga krerët e atij fisi rreth vitit 760 p.e.s., kur në Judë mbretëronte Akazi, kurse në Izrael Pekahu.—2Kr 28:1, 6, 12.
5. Kreu i shtëpisë atërore priftërore të Amariahut gjatë kohës së Jojakimit, pasuesit të kryepriftit Jeshua.—Ne 12:10, 12, 13.
6. Biri i Eliashibit. Ezdra shkoi në sallën e ngrënies së Jehohananit, në tempull, për të mbajtur zi për pabesinë e popullit.—Ezd 10:6.
7. Një nga katër bijtë e Bebait që larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:28, 44.
8. Biri i Tobisë, amonitit që i ishte kundërvënë Nehemisë. Jehohanani u martua me një vajzë izraelite.—Ne 6:17-19.
9. Prift që u ndal te tempulli gjatë përurimit të murit të rindërtuar të Jerusalemit.—Ne 12:40-42.