JEHOJARIBI
[Jehovai u ndeshtë; Jehovai ka drejtuar çështjen (tonë) ligjore].
Prift; shtëpia e tij atërore u zgjodh me short si e para nga 24 ndarjet priftërore të organizuara gjatë mbretërimit të Davidit. (1Kr 24:1-3, 5-7) Pas mërgimit, disa nga pasardhësit e shtëpisë së tij atërore, ose një prift tjetër me të njëjtin emër, banuan në Jerusalem. (1Kr 9:3, 10) Në listën paralele te Nehemia 11:10 emri i tij shkruhet Jojarib.