VETË JEHOVAI ËSHTË ATJE
Kjo shprehje është përkthimi i Jehváh Shámmah dhe përdoret për qytetin që pa profeti Ezekiel në vegimin e dokumentuar në Ezk kapitujt 40 deri në 48. (Ezk 48:35) Qyteti i vegimit ishte katror (4.500 kute çdo anë [2.331 m]) dhe kishte 12 porta, ku secila mbante emrin e një fisi të Izraelit. (Ezk 48:15, 16, 31-34) Qyteti i vegimit të Ezekielit do t’i përkasë «tërë shtëpisë së Izraelit». (Ezk 45:6) Emri Jehova-Shammah ose «Vetë Jehovai është atje» tregon se Jehovai do të ishte i pranishëm në qytet në mënyrë simbolike dhe kjo ngjason me vargje të tjera si, Psalmi 46:5; 132:13, 14; Isaia 24:23; Joeli 3:21; dhe Zakaria 2:10, 11, ku Jehovai, të cilin ‘qiejt e qiejve nuk e mbajnë dot’, përshkruhet sikur banon në një vend a qytet në tokë.—1Mb 8:27; shih edhe FISNIK, PRIJËS, PRINC.