JOAHAZI
[formë e shkurtuar e emrit Jehoahaz që do të thotë «Jehovai kaptë; Jehovai ka kapur»].
1. Variant i emrit Jehoahaz, mbret i Izraelit, siç gjendet në disa përkthime (AS, JP, Ro, RS ) te 2 Mbretërve 14:1. Në tekstin masoretik përdoret forma Johʼa·ħáz, por meqë në dorëshkrimet hebraike përdoret Jehoh·ʼa·ħáz, përkthime të tjera (BR, Dio, ECM) e përkthejnë Jehoahaz.—Shih JEHOAHAZI nr. 2.
2. I ati i Joahut, regjistruesit të mbretit Josia.—2Kr 34:1, 8.
3. Sipas shënimit te 2 Kronikave 36:2 (NW), variant i emrit Jehoahaz, birit dhe pasuesit të Josisë, mbretit të Judës. Disa përkthime (AS, AT, JP, Ro) në këtë varg ndjekin tekstin masoretik që përdor emrin Joahaz, kurse të tjera (BR, Dio, ECM) përdorin emrin Jehoahaz.—Shih JEHOAHAZI nr. 3.