LO-AMI
[nuk është populli im].
Emri i djalit të dytë të Hozesë nga gruaja e tij, Gomera. Jehovai urdhëroi që fëmijës t’i vihej ky emër domethënës për të treguar se e kishte mohuar Izraelin jobesnik. (Ho 1:8, 9) Mendohet se ky djalë nuk ishte i Hozesë, por fryt i kurorëshkeljes së Gomerës (Ho 1:2), sepse kur lindi Jezreeli, u tha se Gomera «i lindi një djalë [Hozesë]», kurse për Lo-Amin thuhet vetëm që «ajo mbeti shtatzënë dhe lindi djalë».—Ho 1:3, 8.