MALKU
[nga rrënja e fjalës në heb., që do të thotë «mbret»].
Skllavi i kryepriftit që shkoi bashkë me Judë Iskariotin dhe një turmë në Getsemani ku u arrestua Krishti. Pjetri i preu me shpatë Malkut veshin e djathtë (Gjo 18:10; Mt 26:51; Mr 14:47), por Jezui e shëroi me anë të një mrekullie. (Lu 22:50, 51) Një tjetër skllav i kryepriftit Kajafa, i afërm i Malkut, më vonë e njohu Pjetrin, dhe kjo bëri që apostulli ta mohonte Krishtin për të tretën herë.—Gjo 18:26, 27.