MOSERAHU, MOSEROTI
Vendi ku po fushonin izraelitët kur vdiq Aaroni. (Lp 10:6) Duhet të ketë qenë afër malit të Horit (ku vdiq Aaroni), por vendndodhja e saktë nuk dihet. (Nu 33:38) Emri «Moserot», shumësi i Moserah, shfaqet te Numrat 33:30, 31 dhe, me sa duket, bëhet fjalë për një vendfushim më të hershëm të izraelitëve në të njëjtin vend.