NAJOTHI
Me sa duket, vend ku banonin disa profetë në kohën e Samuelit. (1Sa 19:18–20:1) Ndoshta bëhet fjalë për një zonë ose për një lagje të qytetit të Ramahut, në rajonin kodrinor të Efraimit. (Shih RAMAHU nr. 5.) Një kritik i tekstit biblik, S. R. Drajvëri, e përkrah këtë pikëpamje duke pohuar: «Ka të ngjarë të jetë emri i ndonjë zone në Ramah, domethënia e të cilit sot ka humbur.»—Notes on the Hebrew Text and the Topography of the Books of Samuel, Oksford, 1966, f. 159.