NIKOLAU
[pushtues i popullit].
Një nga shtatë burrat e kualifikuar që, pas festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., kongregacioni ua rekomandoi apostujve që t’i emëronin për të shpërndarë ushqimin në mënyrë të drejtë e të barabartë në kongregacionin e hershëm të Jerusalemit. Nga të shtatë, vetëm Nikolau quhet «një prozelit nga Antiokia» dhe kjo tregon se nga të gjithë vetëm ai mund të ketë qenë jojude, pasi emrat grekë të të tjerëve ishin të zakonshëm edhe mes judenjve.—Ve 6:1-6.