PEDAJAHU
[që do të thotë «Jehovai ka shpenguar»].
1. I ati i Joelit që, gjatë mbretërimit të Davidit, ishte princ i gjysmës së fisit të Manaseut që banonte në perëndim të Jordanit.—1Kr 27:20, 22.
2. I ati i Zebidës, nënës së Jehojakimit; ishte nga Rumahu.—2Mb 23:36.
3. Biri i mbretit Jehojakin (Jekonia) që përmendet i treti; lindi gjatë mërgimit në Babiloni. Pedajahu ishte i ati i Zorobabelit, guvernatorit pas periudhës së mërgimit, pra një hallkë e rëndësishme në linjën e pasardhësve që çuan deri te Jezui. (1Kr 3:17-19) Për arsye që nuk përmenden, Zorobabeli quhet edhe biri i Shealtielit, vëllait të Pedajahut. Ka mundësi që Pedajahu të ketë vdekur kur Zorobabeli ishte në moshë të njomë dhe Shealtieli ta ketë birësuar; ose Shealtieli mund të ketë vdekur pa lënë djem dhe Pedajahu mund të ketë kryer detyrën që i takonte kunatit, duke lindur Zorobabelin në emër të të vëllait, Shealtielit.—Ezd 5:2; Mt 1:12.
4. Beniaminit, një pasardhës i të cilit jetoi në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi në Babiloni.—Ne 11:4, 7.
5. Pasardhës i Paroshit që ndihmoi Neheminë të meremetonte murin e Jerusalemit.—Ne 3:25.
6. Izraelit që jetoi pas periudhës së mërgimit; ka të ngjarë të ketë qenë prift dhe të ketë qëndruar në të majtë të Ezdrës kur ky lexoi Ligjin e Jehovait para popullit të mbledhur në Jerusalem.—Ne 8:1, 4.
7. Levit besnik të cilin, gjatë vizitës së dytë në Jerusalem, Nehemia e caktoi të kujdesej bashkë me priftin Shelemiah dhe kopistin Sadok për të dhjetat që sillte populli si kontribut.—Ne 13:6, 7, 12, 13.