SEKUNDI
[nga lat., që do të thotë «i dyti»].
I krishterë nga Selaniku që shoqëroi Pavlin deri në Azinë e Vogël përmes Maqedonisë, kur ky po kthehej nga udhëtimi i tretë misionar, ka të ngjarë në pranverë të vitit 56 të e.s. Nuk thuhet deri ku shkoi Sekundi me Pavlin.—Ve 20:3-5.