ZATUI
Paraardhës i një familjeje të madhe që u kthye në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 8; Ne 7:13) Kur Ezdra u kthye në Jerusalem, disa nga pasardhësit e Zatuit larguan gratë e huaja që kishin marrë. (Ezd 10:10, 11, 27, 44) Pak kohë më pas, një përfaqësues i kësaj familjeje ose dikush me emrin Zatui, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’.—Ne 9:38; 10:1, 14.