Mbledhja vjetore
7 TETOR 1995
MBLEDHJA VJETORE e anëtarëve të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania u mbajt më 7 tetor 1995 në Sallën e Asamblesë së Dëshmitarëve të Jehovait, Kennedy Boulevard nr. 2932, në qytetin Xhersi, Nju Xhersi. Në 930 u mbajt një mbledhje paraprake vetëm me anëtarët, e ndjekur në orën 1000 nga mbledhja e zakonshme vjetore.
Anëtarët e Korporatës e kishin informuar që më parë zyrën e Sekretarisë për çdo ndryshim të adresës së tyre gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që letrat e lajmërimit dhe autorizimet të arrinin tek ata gjatë korrikut.
Autorizimet që u ishin dërguar lajmëtarëve bashkë me lajmërimin për mbledhjen vjetore, u kthyen në mënyrë që të arrinin në zyrën e Sekretarisë së Shoqatës jo më vonë se 1 gushti. Çdo anëtar e kishte plotësuar dhe kthyer menjëherë autorizimin e tij, duke shënuar nëse do të merrte pjesë personalisht apo jo. Informacioni i shënuar në çdo autorizim, ishte i qartë në lidhje me këtë pikë, pasi shërbente për të përcaktuar se kush do të ishte i pranishëm.
I gjithë sesioni, duke përfshirë mbledhjen formale dhe raportet, përfundoi rreth orës 1300. Pasdite nuk pati sesion. Për shkak të vendit të kufizuar, pranimet u bënë vetëm me anë të ftesave. Nuk pati asnjë lidhje telefonike me lokalitete të tjera.