Mbledhja Vjetore, 4 tetor 1997
MBLEDHJA VJETORE e anëtarëve të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania do të mbahet më 4 tetor 1997 në Sallën e Asamblesë së Dëshmitarëve të Jehovait, Kennedy Boulevard nr. 2932, në qytetin Xhersi, Nju Xhersi. Në 915 do të mbahet një mbledhje paraprake vetëm me anëtarët, e ndjekur në orën 1000 nga mbledhja e zakonshme vjetore.
Anëtarët e Korporatës duhet të informojnë që tani zyrën e Sekretarisë për çdo ndryshim të adresës së tyre postare gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që letrat e lajmërimit të rregullt dhe prokurat t’u shkojnë gjatë korrikut.
Prokurat, të cilat do t’u dërgohen anëtarëve bashkë me lajmërimin për mbledhjen vjetore, duhen kthyer në mënyrë që të vijnë në zyrën e Sekretarisë së Shoqatës jo më vonë se 1 gushti. Çdo anëtar duhet të plotësojë dhe të kthejë menjëherë prokurën e tij, duke thënë nëse do të marrë pjesë personalisht apo jo. Informacioni i dhënë në çdo prokurë, duhet të jetë i qartë në lidhje me këtë pikë, pasi do të mbështetet në të për të përcaktuar se kush do të jetë personalisht i pranishëm.
I gjithë sesioni, duke përfshirë mbledhjen formale të punës dhe raportet, pritet të përfundojë rreth orës 1300 apo pak më pas. Pasdite nuk do të ketë sesion. Për shkak të vendit të kufizuar, pranimet do të bëhen vetëm me anë të ftesave. Nuk do të merren masa për asnjë lidhje telefonike me ndonjë auditor tjetër për mbledhjen vjetore.